Në 2002-in bota ishte shumë ndryshe. Kancelari i Gjermanisë ishte Gerhard Shrëder ndërsa celulari më i shitur ishte Nokia 6610. Brazili shpallej për herë të fundit kampion i botës.
Por po në atë vit debutoi edhe një djalosh i ri 16-vjeçar me fanellën e Lids Junajtid.
Bëhet fjalë për Xhejms Milner, i cili mbrëmjen e kaluar, në ndeshjen kundër Uest Hemit, rregjistroi ndeshjen e tij të 632-të në Premier Ligë. 37-vjeçari në këtë duel arriti Rajan Gigsin, i cili ishte i dyti për nga paraqitjet në kampionatin më të rëndësishëm në ishull.
Në këtë klasifikim vendin e parë e mban Garet Berri me 653 ndeshje të luajtura në Premier. Milner, i cili u lidh me Brajtonin falë një kontrate 1-vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër, ka shumë shanse që të tentojë të arrijë rekordin e lakmuar.
Vetë lojtari nuk ka fshehur një ambiecie të tillë, në përfundim të ndeshjes ishte optimist se mund të bëhej ai lojtari me më shumë prezenca në Premier.