Barcelona publikoi listën e futbollistëve që do të udhëtojnë për ndeshjen në transfertë me Las Palmas dhe ajo që bie në sy është prania e blerjes më të re:
Vitor Roque. Megjithatë, është ende e paqartë nëse braziliani do të jetë në stol për këtë ndeshje.
Në foton ku shfaqen emrat e futbollistëve të thirrur për këtë takim, emri i Vitor Roques është em yll, pra ka një problem që duhet zgjidhur: regjistrimi i futbollistit në La Liga.
Lëndimi i Gavi nuk do të mjaftojë për të regjistruar sulmuesin brazilian. “Blaugrana” kanë probleme me regjistrimet dhe nuk është e sigurt që Vitor Roque do të debutojë të enjten, edhe pse është thirrur.
Në një konferencë për shtypin, Xavi foli me bindje: “Procesi i regjistrimit ende nuk ka përfunduar. Më thonë se është çështje orësh”.