Interi prezanton anësorin kanadez

Futboll

Interi prezanton anësorin kanadez

Më: 5 janar 2024 Në ora: 14:18
Tazhon Bjukanen

Tazhon Bjukanen është goditja e parë e Interit këtë merkato dimri.

Anësori kanadez është prezantuar nga klubi zikaltër pasi kaloi me sukses testet mjekësore.

Ai vjen si një forcë e shtuar për krahun e djathtë të mesfushës, pasi Huan Kuadrado nuk jep më garanci pas dëmtimeve të shumta që ka kaluar këtë sezon.

24-vjeçari vjen nga skuadra e Klub Bryzh, me belgët që përfituan 7 milionë euro nga ky operacion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat