Egnatia nuk ndalet

Futboll

Egnatia nuk ndalet

Më: 5 janar 2024 Në ora: 16:58
Melih Ibrahimoglu

Ditë e ngjeshur tek Egnatia sa i takon afrimeve në skuadër.

Pas zyrtarizimit të firmës me haitianin Francois Dulysse, klubi rrogozhinas ka dhënë njoftimin për nënshkrimin me mesfushorin turk, Melih Ibrahimoglu.

Nga këto lëvizje kuptohet qartë që Egnatia kërkon të futet në histori këtë sezon me titullin kampion, edhe pse misioni mbetet i vështirë me rivalë të tillë si Partizani dhe Tirana.

“Klub Futboll Egnatia ka arritur të nënshkruajë kontratë me mesfushorin turk Melih Ibrahimoglu.

Në momente e prezantimit ishte edhe presidenti Agim Demrozi, i cili i ka uruar mirëseardhjen i Ibrahimoglusë, që do të jetë pjesë e klubit tonë për 2.5 vite”, njofton Egnatia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat