Interi ka fituar 2-1 ndaj Veronës ndeshjen e parë për vitin 2024, pas një fundi dramatik të duelit.
Një fitore që nuk do të kalojë pa polemika, pasi skuadra mike pretendon se gjyqtari ka gabuar duke akorduar golin e Fratezit në minutën e tretë shtesë të takimit.
I të njëjti mendim është edhe ish-gjyqtari Luka Mareli, i cili është tashmë ekspert i moviolës në studion e ”DAZN”.
“Ky është një gol për të cilin do të diskutohet shumë.
Ka një faull të Bastonit ndaj Duda, me mbrojtësin e Interit që e sheh dhe i jep një goditje të lehtë me bërryl.
Lojtari i Veronës e thekson shumë, por fakti nuk ndryshon. Ky gol duhej anuluar pas faullin e Bastonit ndaj Duda”, tha ai.
Si pasojë e protestave të Veronës për golin që u akordua për Interin, Lazoviç u ndëshkua me karton të kuq.