Afati kalimtar i janarit pritet të jetë i zënë për skuadrën e Paris Sen Zhermenin.
Këtë e konfirmoi trajneri i parisienëve, Luis Enrique, i cili potencoi se kërkon transferime të reja.
“Po, është e mundur. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për ta përmirësuar skuadrën tonë”, tha mes tjerash Enrike.
Një nga temat kryesore me të cilën duhet të merret ekipi nga ‘’parku i princave’’ do të jetë Kilian Mbape, të cilit gjatë verës i skadon kontrata.
Aktualisht, PSZH i prin tabelës në Ligue 1 me 40 pikë, pesë më shumë se Nica.