Torino ka treguar lojë të madhe duke e turpëruar me rezultat 3:0 kampionin në fuqi të Italisë, Napolin.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është paraqitur titullar për Napolin por sot nuk i shkoi ndoresh asgjë në Torino.
Golat i realizuan Sanabria (43'), Vlasiq (52') e Buongiorno (66').
Mazzocchi është ndëshkuar me karton të kuq dhe nga minuta e 50-të Napoli mbetet me një lojtar më pak.
Pas javës së 19-të në Serie A, Napoli zë vendin e nëntë me 28 pikë e Torino të dhjetin me 27 sosh.