Futbollisti Mal Mehmeti është huazuar nga FC Prishtina te KF Ulpiana nga Lipjani.
Mehmeti ka qenë futbollist i Trepçës nga Mitrovica, kurse nga mosha tetëmbëdhjetë vjeçare ishte pjesë e elitës së futbollit kroat, pasi kishte bërë karrierë për një vit e gjysmë me ekipet si Istra dhe Shibenik.
Vitin e kaluar ai u bë pjesë e FC Prishtina
Mehmeti më herët ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U21 të Kosovës.