Vora nuk gabon në shtëpi

Futboll

Vora nuk gabon në shtëpi

Më: 21 janar 2024 Në ora: 15:46
Renditja

Vora e nisi me fitore vitin 2024 në Kategorinë e Parë. Skuadra e Klodian Arbrit mposhti 3-1 Luzin, duke regjistruar suksesin e tretë radhazi në kampionat.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Prengat. Luzi barazoi pas një ore lojë me anë të Trenit, ndërkohë që skenën më pas e mori Xhabrahimi.

27-vjeçari shënoi dy gola, duke vulosur fitoren e Vorës, që ngjitet në vendin e tretë me 33 pikë. 6 më pak se kryesuesit e Elbasanit dhe Bylisit (-1 ndeshje).

Ndërkohë, sfida tjetër Besa-Burreli nuk prodhoi asnjë gol. Të dyja skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës dhe ndanë nga një pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat