Napoli arrin të ndalë serinë e fitoreve të Lazios në Serinë A, duke barazuar 0-0 në “Olimpico”.
Pavarësisht se vendësit bënë gjithçka për të shënuar, madje në një moment (fillimi i pjesës së dytë) arritën ta dërgonin topin në rrjetë, por Castellanos ishte në pozicion jashtë loje.
Edhe në pjesën e dytë u luajt një ndeshje shumë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, që nuk rrezikuan shumë në prapavijë.
Përfundimisht 0-0, rezultat që nuk kënaq asnjërën palë për objektivat sezonale.
Amir Rrahmani luajti gjatë gjithë ndeshjes për Napolin, ndërsa Hysaj nuk u përdor qoftë si zëvendësues.