Barcelona i kthehet fitoreve në Spanjë, duke lënë pas disfatën si vendas me rezultat 5:3 nga Villareali me 27 janar.
Karalunasit shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Osasunës, në takimin e mbetur të javës së 20-të.
Futbollisti Vitor Roque në minutën e 63-të shënoi për fitoren Barcelonës.
Katër minuta më vonë, Garcia i Osasunës është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Barcelona e Xavit rikthehet në vend të tretë me 47 pikë por ka një ndeshje e tre pikë më shumë se Atletico Madridi në pozitën e katërt dhe Osasuna renditet në të 12-tin me 26 sosh.