12 gola kanë prodhuar pesë ndeshjet e së shtunës në Kategorinë e Parë. Bylisi triumfoi 0-2 në Lushnje falë dygolëshit të nigerianit Camara.
Suksesi i sotëm ka ngjitur ballshiotët në krye të renditjes me 45 pikë, tri më shumë se AF Elbasani ndjekës.
Katër ndeshjet e tjera u mbyllën me fitoret e skuadrave vendase. Apolonia mposhti 1-0 Luzin. Skuadra fierake iu fal golit të Omerit në pjesën e parë.
“Festival golash” në Vora-Kastrioti, përballje që përfundoi 4-2 për vendasit.
Laçiani Prengaj shkëlqeu me tre gola, ndërkohë që Vora konfirmohet forcë e tretë e kampionatit.
Festojnë edhe Besa dhe Burreli.
Skuadra kavajase siguroi tri pikë të rëndësishme për objektivin mbijetesë falë realizimeve të Eminit dhe Ba. Matjanët thyen 1-0 Korabin (Kastrati).