Barcelona merr fitoren e dytë radhazi në La Liga që pas njoftimit të Xavi Hernandezit se do të largohet në fund të sezonit.
Pas suksesit minimal përballë Osasunës, “blaugranat” triumfuan 1-3 në fushën e Alaves.
Robert Lewandowski shënoi golin e parë të takimit në minutën e 22-të, ndërsa Gundogan sapo nisi pjesa e dytë, thelloi epërsinë në 0-2.
Vendësit kthyen shpresat për rezultat pozitiv me golin e Omorodion nga pika e bardhë e penalltisë, por Barcelona realizoi shumë shpejt golin e tretë me brazilian Vitor Roque, që kishte pak minuta në fushë. Roque u bë protagonist 9 minuta pas shënimit të golit me kartonin e dytë të verdhë, duke u larguar nga fushë.
Edhe pse në inferioritet numerik, Barcelona e mbrojti rezultatin 1-3 në minutat e mbetura. Më këtë fitore skuadra e Xavit shkon në kuotën e 55 pikëve, 12 më pak se Reali kryesues, që luan këtë të diel derbin e Madridit kundër Atleticos.