Laçi-Vllaznia ndajnë pikët në javën e 22-të të Kategorisë Superiore, në takimin që u mbyll me barazimin 1:1.
Ishin kurbinasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Ujkën që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 41’.
Në nisje të pjesë së dytë, më saktë në minutën e 51’ shkodranët barazuan, me Alivodën që gjeti rrugën drejt rrjetës.
Pas kësaj përballjeje, Laçi renditet në vend të gjashtë me 27 pikë, teksa Vllaznia në vend të tretë me 34 pikë.