Fulham ka mësuar dje se dëmtimi i Raul Himenez në kofshë është më i rëndë nga ç’ishte menduar.
Sipas klubit sulmuesi ka pësuar një dëmtim në kofshë për të qenë përsëri i aftë për të luajtur duhen të paktën katër javë.
Në këtë pikë mediet britanike shkruajnë për një shans të artë për Brojën, i cili së bashku me Rodrigo Muniz janë alternativat e vetme të Silvës për majën e sulmit.
Sulmuesi brazilian ishte autor i golit të dytë të Fulhamit në transfertën e Bërlinit. Konkurenca nuk është e vogël për Armando Brojën.