Sevilla trondit Atletico Madridin

Futboll

Sevilla trondit Atletico Madridin

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 20:32
Pamje nga ndeshja

Fitore me peshë e Sevillas në “Sánchez Pizjuán” përballë Atleticos së Madridit në javën e 24-t të La Ligas.

Skuadra andaluze, e cila deri tani ka zhvilluar një sezon për t’u harruar,  triumfoi falë golit të Romeros, që në minutën e 15-të, i shërbyer nga Ocampos.

“Los Colchoneros” patën kohën e mjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por jo kthjelltësinë për të shkuar deri te goli.

U mbyll me fitoren e Sevillas kjo ndeshje, e pesta sezonale, por andaluzët ende duhet të mendojnë për të siguruar mbijetesën, pasi zona europiane mbetet shumë larg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat