Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala e ka sqaruar situatën e Arbnor Mujës me kombëtaren dardane.
Shala tha se prej selektorit është thënë se Arbnor Muja i ka kërkuar se ‘ose thirrëm të luajë, ose hiq’.
“Arbnor Muja e ka refuzu ftesën.
E dinë edhe ai, janë mesazhet.
Ka kërkuar takim privatisht me selektorin, nga ai takim ai nuk ka dhënë asnjë sqarim, indikacion apo diqka për mos kënaqësi që ka marrë nga sqarimin me selektorin.
Prej selektorit është thënë se Arbnor Muja i ka kërkuar se ‘ose thirrëm të luajë, ose hiq'”, tha Shala.