Kombëtarja U17 e vajzave nis të shtunën grumbullimin dhe përgatitjet për ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatin Europian 2023 për këtë grupmoshë. Që do të zhvillohen në vendin tonë, në datat 20-23-26 shkurt.
Shqipëria është pjesë e grupit B6, së bashku me Irlandën dhe Izraelin. Të tria sfidat e këtij grupi do të luhen në stadiumin “Air Albania”, në formën e një mini-turneu. Trajneri Agustin Kola ka grumbulluar plot 20 futbolliste për këto sfida.
Objektivi është vendi i parë në grup. Pjesa më e madhe e vajzave të ftuara për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë raund kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipit kombëtar. Bien në sy edhe disa emra të rinj, të cilat do të grumbullohen për herë të parë.
16 prej futbollisteve aktivizohen në kampionatin shqiptar, ndërsa 4 prej tyre luajnë në kampionatet e huaja. Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin të shtunën e 17 shkurtit dhe do të kenë në dispozicion tri ditë për takimin e parë kundër Irlandës.
I programuar për datën 20 shkurt (14:00).Ndeshja e dytë është planifikuar të luhet më 26 shkurt ndaj Izraelit, në të njëjtën orë. Sfida Irlandë-Izrael do të zhvillohet më 23 shkurt, ora 11:30.
Nëse Shqipëria e mbyll e para në grupin B6, siguron edhe ngjitjen në Ligën A dhe rrjedhimisht shanset për t’u kualifikuar në Europianin e ardhshëm do të rriten.