Kosova është shumë afër finalizimit të marrëveshjes me dy futbollistë, që do të janë përforcime të mëdha për kombëtaren tonë.
Kjo e ka shqetësuar mediumin serb “Kurir” duke shkruar me titull: “Kosova po përgatitet për një bum të vërtetë”.
“Sipas mediave të huaja, Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një ofensivë për dy përforcime të mëdha.
Ata po përpiqen të bindin dy futbollistë të rinj që të vendosin dhe të luajnë për këtë kombëtare.
I pari është sulmuesi i Bayernit, Arijon Ibrahimoviç, i cili aktualisht është i huazuar te Frosinone, dhe i dyti është mesfushori i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj.
Ibrahimoviç është 18 vjeç, ka lindur në Nuremberg dhe ka arritur të debutojë për ekipin e të rriturve të Bayernit.
Megjithatë, këtë sezon ai u dërgua në huazim te Frosinone ku luajti 14 ndeshje.
Ai luajti për ekipet e të rinjve të Gjermanisë nga niveli U16 deri në U19, dhe ai bën më së miri kur luan në krah.
Sa i përket Rexhhbeçajt, ai është 26 vjeç dhe luan si mesfushor.
Ai u rrit në Wolfsburg dhe pas huazimeve në Koln e Bochum, pastaj nënshkroi për Augsburg, për të cilin ende luan.
Prindërit e Arijon Ibrahimoviçit janë nga Prizreni dhe Elvis Rexhbeçaj vjen nga Gjonaj, ku ai ka lindur”, shkruan mes të tjera media serbe.