"Inzaghi gëzon respektin e gjithë botës së Interit falë punës së tij, ai e ka fituar këtë konsideratë ndër vite duke demonstruar aftësi të mëdha. Padyshim që duam të vazhdojmë me të sepse rezultatet, por mbi të gjitha mënyra se si punon na bindin.
Kontrata e tij skadon në vitin 2025, ne do ta trajtojmë këtë çështje në kohën e duhur, por ai gëzon besimin tonë. Ne jemi të kënaqur me të dhe ai është i lumtur këtu”, ka deklaruar CEO i Interit, Beppe Marotta
“Fati ynë ishte që gjetëm trajnerin e duhur. Të kesh të njëjtin trajner prej vitesh do të thotë vazhdimësi, fakti që është përshtatur me grupin është një avantazh. Pastaj brenda grupit ka aspekte vlerash siç është ndjenja e përkatësisë, kultura e punës”, ka shtuar Marotta.
Edhe vetë tekniku Inzaghi ka folur për të ardhem e tij pas ndeshjes ndaj Atalantës:
"E ardhmja ime? Ndihem mirë këtu, ndihem mirë me klubin, tifozët dhe djemtë, nuk ka kuptim të flasim.
Për tre muajt e fundit ne duhet të mbajmë një përqendrim të çmendur, nuk jam i interesuar të flas për asgjë tjetër, klubi dëshiron që të mbetet kështu dhe ata janë të lumtur që shohin Interin të luajë në këtë mënyrë”.