“Rezultati i fundit nuk ka qenë ai që prisnim dhe ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë”-kështu nis mesazhi në rrjetet sociale i Danilos pas humbjes ndaj Napoli-t.
Mbrojtësi komentoi momentin e vështirë që po kalon skuadra e Juventus dhe në veçanti edhe humbjen në takimin e fundit.
“E vetmja rrugë përpara është të mbledhim forcat, brenda dhe jashtë fushës, veçanërisht për dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi, ku jemi pranë tanë, për të fituar pikë të rëndësishme për pjesën e mbetur të sezonit. Bashkimi, përulësia dhe shpirti i sakrificës kanë qenë gjithmonë tiparet dalluese të këtij grupi!
Të ecim përpara, pa u dorëzuar!
Të gjithë së bashku!”,-shkruan kapiteni i “Zonjës së Vjetër”, ndërsa janë në prag të ndeshjes ndaj Atalanta-s.
Në gjashtë ndeshjet e fundit, skuadra e Allegrit ka fituar vetëm një, atë ndaj Frosinone-s.