Napoli nuk ia doli sonte para shikuesve të vet në stadiumin "Diego Armando Maradona", duke barazuar me rezultat 1:1 me Torinon.
Pilë e madhe për Torinon në takimin e javës së 28-të të Serie A.
Amir Rrahmani i Napolit dhe Mërgim Vojvoda i Torinos, qëndruan në bankë.
Futbollisti Kvaratskhelia shënoi në minutën e 61-të për Napolin dhe Sanabria në atë të 64-tën për Torinon.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është paraqitur nga minuta e 88-të për Torinon.
Napoli renditet në vend të shtatë me 42 pikë e Torino në të 10-tin me 38 sosh.