Arda Guler ishte ndër realizatorët në fitoren e Real Madrid ndaj Celta Vigos, në fitoren 4-0.
Pas ndeshjes, lojtari nga Turqia për mediet spanjolle është shprehur i kënaqur me situatën në klub.
“Jam shumë i lumtur në Real Madrid. Është klubi më i mirë në botë, edhe pse është vështirë, besoj në kualitetin dhe karakterin tim. Ka qenë sezon i vështirë deri më tani, por shpresoj që gjëra të mira do të vijnë pas këtij goli.”, tha Guler.
Për 19-të vjeçarin, ky ishte goli i parë me fanellën e Real Madrid pas 6 ndeshjeve në të gjitha garat.