Duke folur për “TVPlay.it”, Gigi Di Biagio foli kështu për Juventusin dhe Interin: “Nëse Juventusi vazhdon të luajë si në dy ndeshjet e fundit, do të fitojë shumë nga këtu deri në fund. Chiesa duhet të luajë në krahë, siç po bën tani, sepse jep më të mirën e tij.
Skuadra e Allegrit luajti shumë mirë kundër Atalantës, nëse vazhdon kështu do të ketë një finish të madh kampionati.
Juventusi ishte i shkurtër në mesfushë si nga sasia, ashtu edhe nga cilësia. Historia të detyron të mos i thuash disa gjëra. Nuk mund të thuash që objektivi maksimal është Liga e Kampionëve.
Është e vërtetë që Allegri nuk mundi të konkurronte për titullin, por të kualifikohesh në Champions League për një klub si Juventusi është objektivi minimal.
Për sa i përket Atletico Madrid-Inter, zikaltrit rrezikojnë që, në rast eliminimi, kritikët t’ua përcaktojnë një sezon të tillë si negativ. Pritshmëritë janë shumë të larta dhe nuk do të doja që të quhej i dështuar sezoni, nëse nuk arrijnë në finale. Fatkeqësisht, ekziston rreziku”.