Besiktasi pritet të jetë shumë aktive në merkaton e verës, për të ndërtuar një skuadër kompetitive dhe në kompeticionet europiane. Prioritet do të jetë përforcimi i repartit të mbrojtjes, atje ku problemet nuk kanë munguar në ndeshjet e fundit.
Synimi kryesor i gjigantëve turk është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe i Atalantës, Berat Gjimshiti.
Futbollisti kuqezi ka një vlerë prej 10 milionë eurosh në merkato dhe ka shënuar një gol në 34 ndeshje këtë sezon në elitën e futbollit italian.
Ai është pjesë e Atalantës që nga viti 2016 dhe ka një eksperiencë të madhe, ndaj dhe nuk do të jetë një mision i thjeshtë për ta rrëmbyer, pasi dhe klube të tjera kanë shfaqur interesim për të,
Ai është pjesë e Atalantës që nga viti 2016 dhe ka një eksperiencë të madhe, ndaj dhe nuk do të jetë një mision i thjeshtë për ta rrëmbyer, pasi dhe klube të tjera kanë shfaqur interesim për të.