Lazio mezi ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Frosinones vendase.
Dy shqiptarë nuk u aktivizuan as një minutë, duke qëndruar në pankinë, Arijon Ibrahimoviç (Frosinone) dhe Elseid Hysaj (Lazio).
Marvin Çuni futet në lojë në minutën e 90-t[ për Frosinonen.
Lirola (13') e Cheddira (70') shënuan për Frosinonen dhe Zaccagni (38'), Castellanos (57' e 62') për Lazion.
Pas javës së 29-të në Serie A, Lazio zë vendin e 9-të me 43 pikë e Frosinone është në të 18-tin me 24 sosh.
Lazio lufton për një vend në Evropë e Frosinone për të mbetur në Serie A.