Nderohet ish-futbollisti brazilian, Zico

Futboll

Nderohet ish-futbollisti brazilian, Zico

Më: 20 mars 2024 Në ora: 19:33
Zico

Ish-futbollisti i kombëtares braziliane Zico dhe ylli i Flamengos është nderuar me një statujë, e cila tashmë është vendosur në Muzeun e Dyllit në Rio.

Ajo përfaqëson futbollistin e shquar i cili kontribuoi në arritjen e Seleçaos në vitet 1980. Ishte vetë ish-futbollisti 71 vjeçar që zbuloi statujën dhe tepër i emocionuar u shpreh:

"Emocioni i parë është që jam gjallë dhe kam mundësi të shoh një nderim si ky në shtetin tim, në vendin tim, për periudhën e rëndësishme që kam luajtur në futboll. Unë u jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që menduan për këtë”.

Arthur Antunes Coimbra i mbiquajtur Zico, vëren se futbolli brazilian nuk është më i njëjti me atë që ai luajti në vitet 1980. "Sot ka një ndryshim të madh me kombëtaren e kohës time me këtë të tanishme.

Tani shumica e lojtarëve të grumbulluar luajnë jashtë vendit me klube të mëdha. Në kohën time, kombëtarja braziliane përbëhej nga lojtarë që luanin në Brazil”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat