Francezi i kuqezinjve: Ndihem si një prej tifozëve!

Futboll

Francezi i kuqezinjve: Ndihem si një prej tifozëve!

Më: 23 mars 2024 Në ora: 13:47
Milani

Yacine Adli ka nisur pak nga pak të fitojë “terren” në formacionin e Milanit, duke fituar edhe simpatinë e tifozerisë kuqezi. Francezi, thekson se ndjen një dashuri të sinqertë për ngjyrat që përfaqëson ndërsa shtoi se tifozët janë ata që e mbajnë gjallë pasionin e tij.

“Mendoj se jetojmë në një botë të gënjeshtërt; tregojmë atë që njerëzit presin të shohin ose duan të besojnë.

Por, ata që më njohin e dinë që unë e tregoj veten ashtu siç jam. Unë nuk bëj asgjë për të kënaqur të tjerët.

Njeriu që shihni në dhomat e zhveshjes është i njëjti që kërcen dhe këndon me tifozët pas një fitoreje.

Kjo dashuri për Milanin është e sinqertë dhe më “shpërtheu” në mënyrë natyrale, nuk e kontrolloj.

Dhe kur dua diçka atëherë jap gjithçka. Kur dëgjoj 80 mijë tifozë duke kënduar, më rrëmbejnë emocionet dhe ndihem si njëri prej tyre.

Kur luaja më pak, koret e tyre më bënin të ndihesha e gjallë të sillesha si tifoz.

Ndaj Romës shënova golin e parë me Milanin dhe i gjithë stadiumi thërriste emrin tim, isha gati në lot.

Kalova shumë peripeci dhe ata më bënë të ndjehem i veçantë”, u shpreh Adli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat