Futbollisti i Manchester Cityt i huazuar te Barcelona, Joao Cancelo, i ka mohuar raportimet se ishte grindur me Pep Guardiolën pasi ky i fundit nuk e kishte aktivizuar për tre ndeshje me radhë.
“Kurrë nuk jam ndier që jam më i mirë se ndonjë bashkëlojtar tjetër, por ky është mendimi i menaxherit,” ka thënë Canceloja për mediumin A Bola.
“Njerëzit e kujtojnë këtë sepse Guardiola ka më shumë fuqi se unë kur thotë diçka…preferoj ta di që po e them të vërtetën.
Kurrë nuk kam gënjyer.”