Liverpul do të përballet të enjten në mbrëmje kundër Atalantës së Berat Gjimshitit.
Ndeshja do të jetë e vlevshme për raundin çerekfinal të Ligës së Europës dhe do të luhet në “Anfield”. Në prag sfide me italianët, trajneri i “të kuqve” Jurgen Klop foli në lidhje me takimin në një konferencë për mediat:
“Fitimi i këtij kompeticioni nuk është diçka personale, është për të gjithë, duhet të rikujtojmë se ku ishim 8 vite më parë, kur humbëm finalen në Basel përballë Seviljës. Nuk ishte një natë shumë e bukur, por ishte fillimi i një rrugëtimi të madh.
Ne e dimë se si është Atalanta. Ata janë të ndryshëm në mënyrën e lojës, nëse e krahasojmë me ekipet e tjera italiane.
Ata janë super të disiplinuar, sulmues, kështu që ne duhet të tregojmë më të mirën tonë nëse duam të kualifikohemi për raundin e radhës. Ne nuk mund të mendojmë akoma për finalen”.