Skuadra shqiptare Gostivari ka lëshuar fitoren nga dora në fund.
Gostivari ndali një pikë në konak të vetin, duke barazuar me rezultat 1:1 me Brera Strumicën.
Futbollisti Lanre Kehinde shënoi në minutën e 58-të dhe udhëtuesit barazuan në minutën e fundit me golin e Trajkov.
Pas javës së 28-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Gostivari përforcon vendin e gjashtë me 37 pikë dhe Brera renditet në të shtatin me 34 sosh.