De Rossi: Bologna e meritoi fitoren

Futboll

De Rossi: Bologna e meritoi fitoren

Më: 23 prill 2024 Në ora: 13:25
De Rossi

Pas humbjes 1-3 në shtëpi ndaj Bologna, trajneri i Romës, De Rossi u shpreh se ekipi i tij nuk ishte në të njëjtën formë si në ndeshjet e tjera që ka luajtur së fundmi.

Në fjalët e tij për mediat, ai theksoi se Bologna luan mirë, ndërsa uroi kundërshtarin për fitoren.

Ndoshta ne ishim më pak në formë se herët e tjera, por Bologna luan mirë, ata lëvizin shumë dhe të bëjnë të dukesh më pak brilant. Urime për ta, që nuk vodhën asgjë.

Ndeshja ishte e ekuilibruar, në pjesën e parë ishim më të rrezikshëm, por nuk arritëm të dilnim nga gjendja ku ishim.

Kishte pak nervozizëm, nuk mund të lejojmë që një karton i verdhë të na nervozojë sepse nuk e vendos kartoni ndeshjen. Pavarësisht se nuk ia dolëm të merrnim një rezultat të mirë, djemtë performuan deri në fund”, deklaroi De Rossi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat