Edon Zhegrova është duke i prirë bindshëm garës për lojtarin më të mirë të vitit në Francë.
Sulmuesi i Kosovës është në mesin e pesë futbollistëve të nominuar për këtë çmim nga Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë (UNFP).
Në garë me Zhegrovën janë edhe yjet e PSG-së, Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele, ai i Marseillet, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Pierre Lees-Melou i Brestit.
Por, Zhegrova aktualisht është duke dominuar me vota.
Në faqen zyrtare të UNFP-së, Zhegrova aktualisht ka 49 për qind të votave të publikut. Lees-Melou është i dyti me 23 për qind.
Kylian Mbappe është i treti me 12 për qind, Aubameyang ka grumbulluar 11 për qind të votave, ndërsa Dembele i fundit ka vetëm 2 për qind.
Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë u themelua në vitin 1961, ndërsa bën përzgjedhjen e më të mirëve në Francë.