Një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave luhet në Laç, ku vendasit do të presin skuadrën e Tiranës, sfidë që do të startojë në orën 16:00.
Bardhezinjtë vijnë pas barazimit me Dinamon dhe ndaj Tiranës në shtëpi kanë detyrim vetëm 3 pikët.
Për Armando Cungun ka lajme të mira. 3 lojtarët që munguan ndaj Dinamos do të jetë gati për sfidën me bardheblutë. Kështu timonieri shkodran do të mund ë llogarisë shërbimet e Kurtit, Kryeziut dhe Melos.
Por ka dhe “dhimbje koke” për të, pasin do të vuajë mungesën e Ajdi Dajkos.
Mbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë ndaj “Nëndetëses” dhe ndaj Tiranës së Erbim Fagut nuk do të mund të kontribuojë për kurbinasit.