Skuadra shqiptare Otrant-Olimpic nga Ulqini janë lider në Ligën e Dytë të Malit të Zi në futboll.
Otrant-Olimpic e ka shkatërruar me rezultat 3:0 Kom-in.
Kjo është fitorja 21-të sezonale.
Skuadra e Dejan Vukiçeviqit kaloi në epërsi në minutën e 8-të kur shënoi Marko Burzanoviq, ndërsa në të 24-ëtn Angjello Rudoviq shënoi me kokë për 2:0 pas krosimit të Halil Muharemoviqit.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Mlladen Marstijepoviç në minutën e 41-të.
Otrant-Olimpic kryeson me 73 pikë e ka dy më shumë se Bokeli i Kotorrit në pozitën e dytë pas javës së 33-të.
Javën e ardhshme zhvillohet derbi i madh në Kotorr mes Bokelit dhe Otrant-Olimpic.