Barazimi 1:1 i Napoli-t ndaj Udinese-s tregoi edhe njëherë tjetër se sa i vështirë ishte ky sezon për skuadrën që edicionin e shkuar u shpall kampione e Serie A.
Duke folur për këtë situatë ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, që dikur ka drejtuar Napoli-n, Edoardo Reja tha për mediet italiane se ky sezon këtë skuadër nisi keq, por po përfundon edhe më keq akoma.
“Kjo pikë nuk është e dobishme për askënd, ndoshta më shumë për Udinese-n, që tani do të ketë tre përplasje direkte.
Për Napoli-n ky sezon filloi keq dhe po përfundon edhe më keq. Nuk është hera e parë që humbasin pikë duke e pësuar në fund të ndeshjeve”-u shpreh Reja.