Po bëhet gati një vit që Granit Xhaka nuk njeh humbje në nivel klubesh, përfshirë të gjitha garat.
Sezoni historik i Bajer Leverkusenit me 49 ndeshje pa humbje deri tash, nënkupton se edhe mesfushori nga Kosova është i pamposhtur këtë sezon.
Në fakt, Granit Xhaka nuk ka pësuar humbje në një ndeshje zyrtare që nga humbja 1:0 e Arsenalit në udhëtim ndaj Notingam Forestit, më 20 maj 2023.
31-vjeçari iu bashkua Leverkuzenit në verën e vitit të kaluar, teksa vlerësohet si një nga më meritorët për arritjet e skuadrës gjermane këtë sezon.
Kapiteni i Zvicrës është paraqitur në 46 ndeshje deri tash.
Përveç tjerash, ka kontribuuar me dy gola e tre asistime gjithashtu. Bajer Leverkuzeni ka fituar titullin e kampionit në Bundesligë, teksa ka gjasa për ta mbyllur sezonin me tripletë, pasi është në finale të Ligës Evropa dhe Kupës së Gjermanisë.