Josè Mourinho në Turqi është më shumë se një sugjerim i thjeshtë. Pas largimit nga Roma, “Special One” mund të ulet sërish në stol dhe të nisë një aventurë të re në krye të Fenerbahces.
Aziz Yildirim, kandidati për t'u bërë president i verdhebluve, raporton Mundo Deportivo, ka siguruar se tashmë ka marrë miratimin e ish-trajnerit të Interit dhe Chelseat për sezonin e ardhshëm.
Trajneri portugez do ta kishte mirëpritur propozimin e marrë gjatë një takimi të fundit: për të do të ishte aventura e parë në tokën turke dhe eksperienca e dhjetë si trajner.
Ditët e fundit Mourinho, i cili gjithashtu është kërkuar nga klubet saudite për javë të tëra, shfryu në drejtim të klubit të tij të vjetër: "E urreja të isha fytyra e Romës. Unë thjesht dua të stërvit".