Zhgënjimi i humbjes në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit duket se tashmë është lënë pas në Bergamo.
Dje, Atalanta fitoi 2-0 në fushën e Leçes dhe me tre pikët e marra ata siguruan pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm edhe pse ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i kampionatit.
Megjithatë sezoni për italianët nuk ka mbaruar akoma, sepse kanë akoma një finale për të luajtur, atë kundër Bajer Leverkusenit në Ligën e Europës.
Pasi u kthyen në shtëpi, ekipi bergamast është pritur nga një turmë tifozësh ku shikohen duke festuar arritjet historike që ekipi i tyre ka bërë këtë sezon.