Të rinjtë e Prishtinës kanë barazuar me rezultat 3:3 në ndeshjen e parafundit të pjesës se rregullt të Kampionatit të Kosovës.
Ndeshje me rivalitet e me efikasitet.
“Ndeshje kjo që nuk ndryshoi pozitën e parë tani më të siguruar në klasifikim”, shkruan në faqen e FC Prishtina.
Prishtina U21 u paraqit me këtë përbërje: Myrtaj - Sylejmani, Maliqi, Berisha (Osmani 79'), Shala, Gjonbalaj (Fetahu 66'), Krasniqi, Morina (Ahmeti 66'), Dobroshevci (Vitija 66'), Nikprelaj (Xhaferi 70'), Murati.