Sevilla-Barcelona “ulin siparin” e sezonit 2023-2024 të La Liga-s, me ndeshjen e fundit të javës së 38-të që u mbyll me rezultatin 1-2.
Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën me Lewandowski-n në minutën e 15’.
Vendasit u kundërpërgjigjën me En Nesyri-n që barazoi sfidën me golin e shënuar në minutën e 31’ dhe bërë që fraksioni hapës të mbyllej me rezultatin 1-1.
Megjithatë “blaugranat” ia dolën që të rimerrnin avantazhin si dhe të fitonin këtë përballje pas golit të shënuar nga Lopez në minutën e 59’.
Kështu Sevilla e mbyll sezonin në vend të 14-të me 41 pikë, teksa Barcelona në vend të dytë me 85 pikë.