Donnarumma: Grup i vështirë në Euro 2024!

Futboll

Donnarumma: Grup i vështirë në Euro 2024!

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 13:10
Gianluigi Donnarumma

Gianluigi Donnarumma përgatit të përjetojë një Europian si kapiten i Italisë. Në një intervistë të fundit për “Sky Sport”, portieri thekson se shiriti i kapitenit në kombëtare ka shumë përgjegjësi ndërsa komentoi edhe Grupin B ku bën pjesë Shqipëria, Spanja dhe Kroacia.

Gardiani i PSG theksoi se është një grup i vështirë për Italinë, por shtoi se të njëjtën ndjesi kanë edhe kundërshtarët e Italisë.

“Është një grup i vështirë për ne, por edhe për të tjerët.

Kundërshtarët tanë e dinë mirë se do të përballen me një Itali shumë të fortë dhe me ide të qartë. Do të luajmë çdo ndeshje sikur të ishte e fundit.

Duhet të përgatitemi mirë sepse të gjitha ndeshjet do të jenë të komplikuara.

Shiriti i kapitenit? Sigurisht është një përgjegjësi e madhe, por jam krenar të mbaj shiritin e kapitenit te kjo kombëtare.

Dua të jap një shembull, për mua është shumë emocionuese të jem kapiteni i Italisë.

Kam pasur shembuj të mirë si Buffon, Bonuçi e Chiellini. Kam mësuar prej tyre.

Te kjo skuadër ka shumë liderë dhe të gjithë duhet të ndihen si kapitenë. Kemi gjithçka në favor për të zhvilluar një Europian të madh”, u shpreh Donnarumma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat