Emocionet e Amir Abrashit

Futboll

Emocionet e Amir Abrashit

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 18:40
Amir Abrashi

Mbijetesa me Grasshopers në elitën e futbollit zviceran ka qenë shumë emocionale për Amir Abrashin.

Kapiteni i skuadrës zvicerane, ka shprehur emocionet e tij dukshëm edhe pas sfidës, duke festuar me tifozët, teksa nuk është përmbajtur as para kamerave pas fitores 2-1 ndaj Thiun në transfertë që diktoi mbijetesën e ekipit të tij.Por pjesa më emocionale e intervistës për të ishte kur u pyet nëse ky ishte momenti më i bukur i karrierës, meqë po bëhej gati përsëri të luante në Europian.

“A është ky momenti më i bukur i karrierës? Padyshim, po! Me Europianin që nuk e prisja. Padyshim që shpresoja, por nuk e prisja”, tha ai.

“Por e dija që më parë duhet t’ia dilja me Grasshopers. Gjendja emocionale ishte brutale.

Gjatë javës mora mesazhin dhe lajmin që isha në Europian. Por ndërkohë isha ende në play-off dhe nuk mund të gëzohesha.

E dija se çfarë kishte në lojë me Grasshopers. Në fund ia dola me të dyja.

Tani mund të shkoj i lehtësuar në ekipin kombëtar e gjithashtu edhe me pushime më pas”, tha Abrashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat