Për ata që nuk e njohin Afërdita Fazliun, ja kush ishte

Futboll

Për ata që nuk e njohin Afërdita Fazliun, ja kush ishte

Nga: K.Goca Më: 4 qershor 2024 Në ora: 14:27
Afërdita Fazliu

Në fund të viteve të 80-ta përkatësisht me 9 tetor të vitit 1988, Afërdita Fazli]a bëri lojë të mirë në fanellën e Prishtinës. 

Vashat e Prishtinës poshtëruan me lojë e rezultat 5:0 Mashincin II nga Nishi, në ndeshjen që u zhvillua në Rahovec në pranin e 1 mijë shikuesve.

Ndeshja ishte në kuadër të Ligës së Dytë të ish Jugosllavisë.

“Lojtarja më e mirë që shënoi dy gola në stilin e Fadil Vokrrit, por që përgatiti edhe disa raste për bashkëjtaret e veta, sot ishte Durmishi. 

Por, publikut i pëlqente edhe loja e Barutit, Gashanit dhe A. Fazliut", shkroi mes të tjera sporti i "Rilindjes” më 10 tetor të vitit 1988.

Prishtina – Mashinci II 5:0 

Stadiumi në Rahovec.
Shikues: 1.000.
Gjyqtar: Ismajl Kasumi,
Shënues; Krasniqi (10'), Durmishi (15' e 40'), Gashani (25') e Baruti (60'). 
Prishtina: Prica, Toplica, Zhivkosvka, Afërdita Fazlija, Krasniqi, Arsiqi, Gashani, Berisha, Hysenaj, Baruti dhe Durmishi.
Mashinci II; Arsiqi, D. Todoroviq, Rashiq, Stameniq, Ngajiq, Milenkoviq., O. Todoroviq, Dajiq, Millosavleviq, Petroviq dhe Zdravkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat