Bilanc pozitiv për Shqipërinë, ja si janë ndarë takimet e kaluara kundër Azerbajxhanit.
Shqipëria do të përballet për herë të gjashtë sot me Azerbajxhanit.
Në histori, kuqezinjtë kanë precedentë pozitivë në ato ndeshje direkte që janë zhvilluar nga viti 2000 deri në 2011, kur ka qenë edhe takimi i fundit dhe i vetmi i humbur.
Mes tyre një barazim në 2008-n, ndërsa tri takimet e tjera janë fituar nga Shqipëria, ku kanë shënuar lojtarë si: Murati, Tare, Bushi, Cana dhe Skela. Të gjitha kanë qenë miqësore.