Lojtari për t’u pasur në vëmendje, Mario Mitaj

Futboll

Lojtari për t’u pasur në vëmendje, Mario Mitaj

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 18:53
Shqipëria

Lojtari për t’u pasur në vëmendje, Mario Mitaj!

Aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi. Është një lojtar i datëlindjes 2003 dhe që tani po ndiqet nga klube të mëdha, përfshirë edhe Juventusin.

Futbollistikisht është rritur te AEK-u i Athinës dhe preferoi kombëtaren shqiptare para asaj greke.

Tashmë është pjesë e përhershme e 11-shes titullare të Shqipërisë.

Në fund, mediat italiane “guxojnë” edhe të bëjnë një parashikim të tyrin për 11-shen që trajneri Sylvinho do të hedhë në fushë ndeshjen e parë të Europianit ndaj Italisë duke i rreshtuar kuqezinjtë me formacionin 4-3-3.

Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Laçi, Asani, Broja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat