Gjatë një prononcimi për GDS ku foli për rrugëtimin e Italisë në Euro 2024, Gian Piero Ventura u ndal edhe te surpriza e kombëtares së kaltër sipas tij.
Ish-trajneri i kampionëve në fuqi të Europës në periudhën korrik 2016-nëntor 2017, uron skuadrën dhe trajnerin Luciano Spalletti. Ndërkohë që “vë bast” të sulmuesi i Atalantës.
“Uroj që kombëtarja italiane të bëjë sa më mirë në Europian. Kam mbetur shumë i lidhur me Spallettin.
Ai ka qenë futbollisti im, e dua shumë dhe i dërgoj urimet më të mira.
Me zemër i uroj që të na bëjë të gjithë italianëve të ëndërrojmë. Sa i përket zbulimit të Euro 2024 unë mendoj se do të jetë Gianluca Scamacca.
Ai është një sulmues që ka zotëron cilësitë e duhura për t’u bërë një nga zbulimet më të këndshme të Europianit”, theksoi 76-vjeçari nga Genova.