Kapiteni pritet të rinovojë me Tiranën!
Filip Najdovski pritet të jetë futbollisti i radhës që do të bashkohet me Tiranën. Lojtari pak a shumë është dakord me marrëveshjen.
Ka qenë në Shqipëri për plazh dhe shumë shpejt mund të vishet bardheblu.
Kujtojmë që Najdovski fillimisht braktisi ekipin, por duket se lëvizet e fundit kanë bërë që ai të kthehet në skuadër. Madje, Filipi dhe Përgjoni do të jenë kapitenët e skuadrës.