Trajneri Jose Mourinho ka dhënë një intervistë për TNT Sports duke folur pikërisht për Europianin i cili starton nesër në mbrëmje. Ai ka bërë parashikime se çfarë do të ndodh gjatë turneut dhe se ka surprizuar duke thënë që në fund do të fitojë Portugalia.“Portugalia do ta fitojë në finale kundër Anglisë.
Nuk e di se kush do të jetë surpriza, por favorite është Portugalia. Më i miri dhe i riu i kompeticionit do të jetë Xhud Bellingam i Anglisë dhe golashënuesi më i mirë do të jetë Herri Kejn. Topin e Artë këtë vit e fiton Vinicius Zhunior.
Cili është stadiumi më i nxehtë ku keni stërvitur dhe çfarë ju ka lënë më shumë përshtypje tek tifozët?
“Isha me fat, shumë me fat. Nuk isha në Mançeter në momentin më të mirë të klubit, por Old Trafford është Old Trafford. Bernabeu është Bernabeu, San Siro është Siro, Stamford Bridge… Unë isha vërtet me fat. Por do të thosha se për një klub që nuk është mësuar të fitojë, tifozët e Romës janë shumë besnikë ndaj klubit”.
Trofeu i preferuar?
“I fundit, Liga e Konferencës. Është gjithmonë e fundit”
Në karrierën e tij, Special One ka fituar dy herë Ligën e Portugalisë, Kupën e Portugalisë një herë, Superkupën e Portugalisë një herë, Kupën Carabao katër herë, Premier Ligën tre herë, Community Shield dy herë, Kupën FA një herë, Superkupën e Italisë. Kupën një herë, dy Seria A, një Kupa e Italisë, një Kupa e Mbretit, një La Liga, një Superkupa e Spanjës, dy Liga Europe, dy Champions dhe një Ligë Konference.