Një sulmues portugez të Partizani

Futboll

Një sulmues portugez të Partizani

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 14:15
Rodrigo Piloto

Partizani ka nisur merkaton.

Pas largimeve të Atanaskoskit dhe Zekollit, që tashmë janë zyrtare, “Demat” kanë menduar për afrimet, duke e nisur që nga reparti i sulmit.

Bëhet fjalë për një sulmues portugez.

Sipas shtypit të shkruar, Rodrigo Piloto, sulmuesi i Atletic d’Escaldes ka arritur marrëveshjen me klubin e Partizanit dhe tashmë pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi.

23-vjeçari që më parë ka qenë edhe pjesë e moshave të Sportingut të Lisbonës, shihet nga drejtuesit e nënkampionëve si i duhuri për të përforcuar sulmin.

Por, ky transferim nuk erdhi nga hiçi. Pasi skuadra nga ky sulmues po vjen, ka qenë një nga kundërshtarët e Partizanit në aventurën e vjetshme europiane.

Aty ka qenë dhe momenti që 23-vjeçari u bëri përshtypje drejtuesve të kuq, që tashmë janë gati të mbyllin këtë operacion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat